ANKANDI I ERËS 100 MW

 

Pas përfundimit të suksesshëm të ankandit të parë konkurrues të energjisë solare 100 megavat (MW) në Kosovë, Ministria e Ekonomisë do të angazhohet për ankandin e parë konkurrues të projektit të erës në vend, me një kapacitet prej gjithsejt 100 MW. Ky ankand do të përmbyllet me dhënien e një Kontrate të Mbështetjes me çmim të garantuar për 100 MW të prodhuar nga energjia e erës. Ky ankand i erës shënon një hap të rëndësishëm para drejt ngritjes së pjesëmarrjes së energjisë së ripërtëritshme në miksin energjetik të Kosovës, promovimin e qëndrueshmërisë dhe uljen e varësisë nga burimet e energjisë që nuk janë të ripërtëritshme..

Ankandi do të zhvillohet në dy faza..

 

  • Kërkesa për Kualifikim (KPK): KPK do të shpallet në
    dhjetor 2024 dhe do të jetë e hapur për të paktën 60 ditë kalendarike. Gjatë kësaj faze, palët e interesuara do të duhet të demonstrojnë kualifikimet e tyre për të marrë pjesë në procesin e ofertimit.
  • Kërkesa për Propozim (KPP): KPP do të jetë e hapur për të paktën 60
    ditë kalendarike për ofertuesit e kualifikuar për të parashtruar propozime të detajuara për projektet e energjisë së erës.

    for wind energy projects.

Kjo qasje do të sigurojë një proces të hapur, të drejtë dhe transparent.

  • Ofertuesit të suksesshëm do t’i jepet Marrëveshje për Blerjen e Energjisë Elektrike (PPA.
  • Kjo marrëveshje garanton çmimin për çdo megavat-orë (MWh) të energjisë elektrike të prodhuar nga parku i erës.
  • Çmimi i garantuar do të jetë çmimi më i ulët i pranuar gjatë procesit të ofertimit.
  • Kohëzgjatja e MBE-së do të përcaktohet në dokumentacionin e ofertimit dhe do të jetë për një periudhë prej të paktën 15 vjet.
  • Ofertuesit duhet të ofrojnë dëshmi të përvojës së tyre në ndërtimin e
    projekteve të energjisë së erës me kapacitet të ngjashëm.
  • Ofertuesit duhet të demonstrojnë aftësinë e tyre për të realizuar
    investimin brenda afatit të caktuar. Kjo përfshin ofrimin e dëshmive për zhvillimin e projektit, ndërtimin dhe funksionimin e impianteve të ngjashme
Kjo qasje do të sigurojë një proces të hapur, të drejtë dhe transparent. Ofertuesi i suksesshëm për projektin e erës do të jetë ai që ofron çmimin më të ulët të garantuar për blerjen e energjisë elektrike të prodhuar në përputhje me aktet nënligjore përkatëse dhe kriteret e ofertimit.