Energjia solare FV

Pozita gjeografike e Kosovës e bën atë të pozicionuar jashtëzakonisht mirë për zhvillimin e energjisë solare fotovoltaike (FV) në shkallë të vogël dhe me kapacitet të madh. Tempi i zhvillimit të projekteve solare në Kosovë po rritet. Investitorët po interesohen gjithnjë e më shumë që të angazhohen në zhvillimin e kapaciteteve të reja solare në mbarë vendin.

Aktualisht, rreth 10 MW prodhohen përmes projekteve të vogla të energjisë diellore. Më shumë projekte janë në zhvillim e sipër dhe ky kapacitet pritet të rritet në mënyrë drastike në të ardhmen e afërt. Një hartë e rrezatimit diellor për Kosovën është në dispozicion këtu.