BËHUNI PJESË E ANKANDIT TË PARE SOLAR TË KOSOVËS

Kosova po organizon ankand konkurrues për një projekt solar FV prej 100 MW.

Kjo është një mundësi e shkëlqyer për vendin që të bashkohet me investitorët ndërkombëtarë dhe lokalë për të zgjeruar prodhimin e energjisë së ripërtëritshme.

Si hap i parë, ne inkurajojmë zhvilluesit dhe investitorët që të shqyrtojnë Njoftimin për Kontratë dhe Prospektin, që është në dispozicion në linqet e mëposhtme.

Më tutje, palët e interesuar mund të kërkojnë qasje në Dhomën Virtuale të të Dhënave, që përmban dokumentet e projektit, duke kontaktuar z. Selami Berisha, Zyrtar i Prokurimit në Ministrinë e Ekonomisë, përmes emailit selami.berisha@rks-gov.net ose përmes telefonit +3833820021532.

Më 12 maj, Ministria e Ekonomisë, në bashkëpunim me USAID-in, organizoi me sukses Konferencën e Para-Ofertimit për ankandin solar 100 MW në Kosovë, i cili solli së bashku mbi 200 pjesëmarrës dhe u transmetua në kohë reale për audiencën globale.

Bëhuni pjesë e rrugëtimit tonë të energjisë së ripërtëritshme.

ANKANDET SOLARE

Qeveria e Kosovës, duke zgjedhur që të mbajë ankande në mënyrë strategjike, po përpiqet të lehtësojë rrethanat për çmime konkurruese të energjisë së ripërtëritshme, zvogëlim të kostove, lehtësim të qasjes në energji të qëndrueshme dhe me çmime të përballueshme dhe rritje të transparencës në procesin e prokurimit të energjisë. Ankandi është një proces konkurrues përmes së cilit politikëbërësit blejnë energji elektrike që gjenerohet prej burimeve të ripërtëritshme të energjisë.

PLANI DINAMIK PËR ANKANDIN SOLAR

Disa aktivitete tashmë janë realizuar, dhe vazhdojmë të punojmë drejt ankandit:

  • 12 maj – publikimi i Njoftimit për Kontratë dhe shpallja e ankandit nga Administratorja e USAID-it, znj. Samantha Power; Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti dhe Ministrja e Ekonomisë, znj. Artane Rizvanolli.
  • 16 maj – Dosja e Tenderit në dispozicion
  • 25 maj – Mbahet  Konferenca e Para-ofertimit në Prishtinë
  • 26 maj- Organizohet vizita e parë në lokacion
  • 1 qershor – Marrëveshjet e Projektit në dispozicion
  • 26 qershor – Organizohet vizita e dytë në lokacion
  • 3 korrik – Publikohen grupi i parë i përgjegjeve në pyetje
  • 31 janar 2024 – Afati i zgjatur për ofertim
  • 31 janar 2024 – Përmbyllja e suksesshme e afatit për ofertim.
    Gjashtë oferta janë pranuar, me mundësi për të pranuar edhe të tjera të dërguara me postë deri me 3 shkurt.
  • 3 Shkurt, 2024 – Publikimi i emrave të ofertuesve
  • 29 Mars, 2024 – Mbahet ankandi elektronik
  • 29 Mars, 2024 -Fituesi i ankandit të parë solar 100 MW është konzorciumi Orllati nga diaspora, me partnerë ndërkombëtarë e vendor

KONFERENCA E PARA-OFERTIMIT

Konferenca u hap nga Kryeministri, Albin Kurti, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Ambasadori Amerikan, Jeffrey Hovenier, duke dëshmuar rëndësinë e projektin dhe qëndrueshmërinë e vazhduar të partneritetit Kosovë-SHBA.

Ministrja Rizvanolli dhe Ministri i Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, së bashku me Kryesuesin e ZRRE-së, Ymer Fejzullahun, Kryeshefin Ekzekutiv të KOSTT-it, Evetar Zeqiri, dhe Nënkryetarin e Rahovecit, Fatmir Iska, paraqitën se çka po bëjnë ata dhe institucionet e tyre për të mbështetur procesin e ankandit.

Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik i Kosovës demonstroi se si do të funksionojë e-ankandi dhe se si do të sigurojë transparencën dhe drejtësinë. Përfaqësuesit nga EBRD-ja, IFC-ja dhe BE-ja diskutuan punën e tyre në Kosovë, theksuan ndikimin potencial pozitiv të ankandit dhe shprehën gatishmërinë e tyre për të mbështetur investitorët potencialë.

Shkarko në:
ALB, SRB, ENG, DEU, FRA, ARB, IT

PËRPARËSITË E LOKACIONIT

Duke punuar ngusht me ekspertët vendor dhe ndërkombëtar, Ministria e Ekonomisë ka përzgjedhur një lokacion ideal për ankandin e parë solar në Kramovik, Komuna e Rahovecit, për zhvillimin e një centrali me energji solare prej 100 MW.

LOKACIONI ËSHTË NË TOKË PUBLIKE DHE KA KËTO VEÇORI:
  • TERREN I FAVORSHËM PËR NDËRTIM DHE INSTALIM
  • QASJE E LEHTË PËR AUTOMJETE DHE PAJISJE
  • RREZATIM I LARTË SOLAR, ME ORIENTIM JUGOR DHE JUGPERËNDIMOR;
  • QIRADHËNIE 30 VJEÇARE;
  • MARRËVESHJE E GARANTUAR 15 VJEÇARE PËR BLERJEN E ENERGJISË; DHE
  • KYÇJE E AFËRT NË RRJET.
* Kontrata e ankandit do të jepet në bazë të çmimit më të ulët të garantuar të blerjes.

RILEVIMI SOLAR I KRAMOVIKUT

Një rilevim i detajuar i lokacionit të Kramovikut, me anë të teknologjisë së dronit, është realizuar në fund të 2022 me mbështetjen e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Rilevimi ka kapur imazhe ajrore të përditësuara dhe ka krijuar modele digjitale të sipërfaqes.

Analiza e modelimit diellor dhe ekspozimit diellor ka treguar një lokacion të mirë-pozicionuar për një central të madh solar, me potencial të supozuar prej 117 MW në pik. Të dhënat e rIlevimit dhe topografia digjitale do të jenë në dispozicion

FTOJMË TË GJITHË INVESTITORËT DHE ZHVILLUESIT E INTERESUAR TË MARRIN PJESË

Për të marrë përditësime mbi ankandin e ardhshëm diellor, ju lutemi regjistrohuni në:

[contact-form-7 id=”9118″ title=”Contact form 1″]