Përparësitë

Me një nga ekonomitë me rritje më të shpejtë në Ballkanin Perëndimor, Kosova po bëhet gjithnjë e më tërheqëse për investitorët e huaj.

Ajo ka një regjim tregtar liberal të bazuar në parimet e një ekonomie tregu, me konkurrencë të lirë që favorizon tregjet e hapura.

Kosova është lider në kapitalin njerëzor, qasjen digjitale dhe lehtësinë e të bërit biznes. Vendndodhja e saj e favorshme dhe e nxitur nga një interes në rritje nga kompanitë ndërkombëtare dhe start-up-et vendore me zhvillim të hovshëm, për një dekadë e gjysmë që nga pavarësia Kosova po bëhet shpejt një destinacion për investime dhe inovacion.

Burimi: Një udhëzues për investitorët e huaj 2020 – Konrad Adenauer Stiftung.

12 PËRPARËSITË PËR TË INVESTUAR NË KOSOVË

Vend i Start-Up-eve

Mjedis pro-biznesor

Regjim i favorshëm ligjor e rregullativ

Qasje pa taksa në BE

Sistem tatimor i drejtpërdrejtë me taksa të ulëta

Fuqi punëtore e lirë

Ekonomi e bazuar në Euro

Shoqëri shumë-gjuhëshe

Sistem bankar i qëndrueshëm dhe i sigurt

Fuqi punëtore e re dhe e arsimuar

Digjitalisht aktiv

Sukses të dëshmuar për investime