PLANET ZHVILLIMORE KOMUNALE DHE HARTA ZONALE

Kosova po bën hapa të mëdhenj drejt qëllimeve të saj për energji të ripërtëritshme, që udhëhiqen nga zotimi i saj në Traktatin e Komunitetit të Energjisë dhe synimi i saj ambicioz që deri në vitin 2030 konsumi nga energjia e ripërtëritshme të arrijë 32%. Për ta mbështetur këtë objektivë, Qeveria e Kosovës ka përgatitur politika të rëndësishme, përfshirë këtu Strategjinë e Energjisë (2022-2031), Ligjin e ri për burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe Ligjin për ndryshimin klimatik. Përfundimi i suksesshëm i ankandit të parë të energjisë solare dhe planet për ankandin e energjisë së erës dëshmojnë më tej dedikimin e vendit për zgjerimin e sektorit të energjisë së ripërtëritshme.

Për të lehtësuar integrimin e projekteve të energjisë së ripërtëritshme në proceset e planifikimit lokal,  është zhvilluar një bazë të dhënash gjithpërfshirëse e PZhK dhe HZK dhe e njëjta është publikuar në portalin e Kosovës për Burimet e Energjisë së Ripërtëritshme.  Kjo bazë të dhënash, e cila gjurmon në afat kohor gjendjen aktuale dhe të rejat në Planet Zhvillimore Komunale (PZHK) dhe Hartat Zonale Komunale (MZK), ofron informata esenciale për zhvillues dhe vendimmarrës. Duke rritur transparencën dhe duke ofruar mundësi qasjeje, kjo bazë të dhënash lehtëson integrimin e projekteve, duke i ndihmuar Kosovës që të shpalosë mundësitë e reja për zhvillim të energjisë së ripërtëritshme në mbarë vendin.

SHKARKO BAZËN E TË DHËNAVE