Qasja e strategjisë e balancon sigurinë energjetike dhe përballueshmërinë e furnizimit me energji elektrike për konsumatorët duke e siguruar përkushtimin afatgjatë të Kosovës për dekarbonizim.
Trajtimi i ndryshimeve klimatike është prioritet kryesor për Kosovën, si pjesë e përkushtimit të shtuar dhe forcuar të qeverisë për ndërtimin e qëndrueshmërisë klimatike.
Strategjia për Energji synon ta promovojë zgjerimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë, duke përfshirë konsumatorët, përmirësimet e efiçencës së energjisë, një përgjigje efektive nga ana e kërkesës dhe rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar për të ndihmuar në arritjen e një udhërrëfyesi për energji më të pastër dhe ekonomikisht të qëndrueshme.
Prioritet kryesor është tërheqja e investitorëve privatë dhe të siguruarit që konkurrenca e drejtë do t’ia mundësojë vendit që t’i përzgjedhë propozimet me kosto më efektive për gjeneruesit e energjisë së pastër dhe të ripërtëritshme për energjinë elektrike.