Mundësi për të investuar në të ardhme të ndritshme të energjisë
Pas përfundimit të suksesshëm të ankandit të parë solar, konkurrues, të Kosovës prej 100 MW, Ministria e Ekonomisë do të ketë edhe projekte konkurruese të erës, për herë të parë në vend me kapacitet prej 150 MW.
Projektet e erës do të zbatohen përmes dy ofertimeve të njëpasnjëshme, ku secili me kapacitet prej 75-100 MW.
Ofertimi i parë për 75 MW do të mbahet në vitin 2024, duke pasuar me ofertimin e dytë në vitin 2025.
PLANIFIKIMI I OFERTIMIT:
- Pa lokacion specifik.
- Zbatohet në bazë të Ligjit për Partneritetin Publiko-Privat dhe Ligjin e ri për BRE-të.
- Synon projektet në zhvillim e sipër, pa lokacion specifik, që përcaktohen nga zhvilluesi.
- Kriteri i dhënies për secilin ofertim do jetë vetëm çmimi, si rregullimi i çmimit ofertues.
- Për ofertimin e parë, nuk ka kufizime rreth madhësisë minimale dhe maksimale të ofertimit.
- Pa lokacion specifik.
- I planifikuar për vitin 2025.
- Zhvilluesit kërkohen të paraqesin matjet për deri në një vit.
Informata më të hollësishme për ofertimin e dytë do të ndahen pas procesit të verifikimit të të dhënave.
KUSHTET DHE AFATET E MBE-së
Marrëveshja për blerjen e energjisë (MBE)
15 vite
Valuta
EURO
- Vëllimi bazohet në modelin “paguaj sipas prodhimit” me mbulim të vëllimit prej 100%.
- Sipas dispozitave të Ligjit për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë, do të bëhet konvertimi në një Kontratë për Diferencë (KD) të dyanshme në momentin që tregu i ditës para në Kosovë të jetë funksional dhe çmimi për njësi në këtë treg të jetë vendosur për periudhën 12 mujore.
- Indeksimi do të përshtatet për çdo vit, pas 12 muajsh, në bazë të normës së inflacionit për “Çmimet e prodhimit industrial vendor – mallrat kapitale NACE Rev2”.
- Përgjegjësia e balancimit, sipas Ligjit për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë, kufizohet në vëllimet e mosbalancimit që janë më të mëdha se 10%.
- Ligji për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë zbatohet edhe në kompensimet për kufizim, me një metodologji që përcakton vëllimin e kufizuar i cili i nënshtrohet kompensimit financiar.