Skip to main content

AKTIVITETI PËR ENERGJI TË QËNDRUESHME

Aktiviteti për Energji të Qëndrueshme i USAID-it është iniciativë pesëvjeçare për të avancuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë energjetike për njerëzit dhe bizneset
në tërë Kosovën. Një nga synimet e këtij programi është promovimi i integrimit të fuqisë punëtore të re, komunitetet e margjinalizuara dhe të tjerë, për punë praktike me institucionet kyçe të qeverisë dhe zhvilluesit privatë të angazhuar në sektorin e energjisë së ripërtëritshme në Kosovë.

PROGRAMI I PUNËS PRAKTIKE ENERGJIA E RE

Shumë prej kompanive dhe institucione të dalluara të energjisë në Kosovë, publike dhe private, do t’i marrin praktikantët dhe angazhojnë ata drejtpërdrejt në
aktivitete të energjisë së pastër, sikurse mbështetje për instalim, hulumtim, analizë të të dhënave dhe parashikim, grumbullim të dhënash, digjitalizim, sensibilizim dhe shpërndarje informatash. Programi do t’ua mundësojë praktikantëve që të identifikojnë mundësitë potenciale për punë me punëdhënësit e tyre nikoqirë dhe të tjerë, duke mbështetur rininë e Kosovës për të vazhduar angazhimin e tyre në sektor edhe pas përfundimit të punës praktike.
Si pjesë e Programit të Punës Praktike Energjia e Re, praktikantët do të kenë mundësi që të avancojnë karrierën e tyre profesionale dhe mbështesin Kosovën në rrugën e saj për të arritur një të ardhme energjetike të qëndrueshme.

KRITERET E APLIKIMIT

Energjia e Re ofron mundësi të punës praktike me pagesë për studentët e vitit të fundit dhe të sapodiplomuarit që i plotësojnë këto kritere:

  • Student në vitin e fundit në Bachelor ose Master ose i sapodiplomuar (brenda dy viteve të fundit) që nuk është i punësuar me orar të plotë;
  • Bartës i titullit Bachelor ose Master që ka diplomuar brenda dy viteve të kaluara dhe që aktualisht nuk është i punësuar me orar të plotë;
  • Njohuri të dëshmuar të anglishtes dhe shqipes dhe/ose serbishtes;
  • Interesim të dëshmuar në sektorin e energjisë/ dhe
  • Dëshmi e vendbanimit në Kosovë.

SI MUND TË APLIKOJË PËR POZITËN PËR PUNË PRAK-TIKE?

Për të aplikuar, dorëzoni dokumentet në vijim në esa.interns@tetratech.com;

  • CV-në (për këshilla se çka duhet të përfshijë CV-ja juaj, shih https://www.jobscan.co/resume-writingguide);
  • Letër motivuese (sqaroni në më pak se 400 fjalë pse dëshironi të jeni pjesë e sektorit të energjisë);
  • Diplomë universitare ose letrën e konfirmimit të regjistrimit nga universiteti tuaj; dhe
  • Kopje e letërjoftimit/lejeqëndrimit.

CILA ËSHTË PROCEDURA E PËRZGJEDHJES?

  • Hapi 1: Të gjitha aplikacionet do të shqyrtohen dhe krijohet lista e ngushtë. Përgjigjet do të marrin vetëm aplikantët në listën e ngushtë.
  • Hapi 2: Aktiviteti për Energji të Qëndrueshme i USAID-it (dhe, potencialisht, punëdhënësit nikoqir)
    do të organizojnë intervista me aplikantë të kualifikuar.
  • Hapi 3: Kandidatët e suksesshëm do të informohen për rezultatin e procesit të përzgjedhjes dhe ju ofrohet një pozitë me një nga punëdhënësit nikoqir.

A ËSHTË PUNA PRAKTIKE ME GJYSMË ORARI APO ORAR TË PLOTË?

Puna praktike është me orar të plotë për një periudhë prej të paktën gjashtë muajsh, por punëdhënësi nikoqir mund të jetë fleksibil për praktikantët që të përfundojnë provimet në universitet, nëse është nevoja. Disa prak-tikantëve mund t’u ofrohen kontrata me orar të plotë nga punëdhënësi i tyre pas përfundimit të punës prak-tike. Kjo ka ndodhur me disa praktikantë të grupeve të mëhershme.

SA ËSHTË KOHËZGJATJA E PUNËS PRAKTIKE?

Aktiviteti për Energji të Qëndrueshme i USAID-it, në partneritet me punëdhënësit nikoqir të angazhuar në sektorin e energjisë në Kosovë, do të ofrojnë mundësi për punë praktike për periudhën 1 Qershor 2024 deri 28 Nëntor 2024.

A PAGUHET PUNA PRAKTIKE?

Po, është punë praktike me pagesë. Një pagë €300 neto do të paguhet çdo muaj.

KUSH JANË PUNËDHËNËSIT NIKOQIR?

Punëdhënësit nikoqir janë agjenci të qeverisë qendrore dhe lokale të përfshirë në sektorin e energjisë së ripërtëritshme; akterë kyçë nga sektori i energjisë elektrike në gjenerim, transmision dhe distribucion; zhvilluesit e energjisë së ripërtëritshme nga sektori privat; dhe asociacionet e energjisë së ripërtëritshme. Punëdhënësit nikoqirë janë Ministria e Ekonomisë, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Zyra e Kryeministrit, Zyra e Rregullatorit të Energjisë, Korporata Energjetike e Kosovës, Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut, AKUO, Jaha Solar, ProCredit Bank, Elen, Volitalia.

UNIVERSITETI IM ENDE NUK MË KA LËSHUAR DIPLOMËN, A MUND TË APLIKOJË?

Po, përderisa dorëzoni një certifikatë të nënshkruar nga universiteti që konfirmon se jeni student ose keni diplomuar gjatë dy viteve të fundit.

PËRFSHIRJA GJINORE

USAID përmes Aktivitetit për energji të qëndrueshme, ofron mundësi të barabarta për të gjitha gjinitë dhe inkurajon aplikantët nga të gjitha komunitetet që jetojnë
në Kosovë. Programi i punës praktike – Enegjia e re, ka për qëllim të rrisë pjesëmarrjen e grave në energji dhe fushat STEM (Shkencë. Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë). Në ciklet e kaluara të programit, 60 % e praktikantëve ishin gra dhe më shume se 20% nga komunitetet pakicë.

AFATI PËR APLIKACIONE: 14 PRIL 2024