Në vitin 2024, Kosova përfundoi ankandin e saj të parë solar me ofertuesin fitues, Konsorciumin Orllati, për një park solar 100 MW në Kramovik.
Ky ankand solar historik ofroi kushte transparente dhe të barabarta për ofertuesit e kualifikuar dhe është dëshmi e interesit në rritje të investitorëve në potencialin e lartë të energjisë së ripërtëritshme në Kosovë.
Suksesi i ankandit të parë të energjisë solare në Kosovë është një shembull i shkëlqyer i sektorit privat që identifikon mundësitë e tregut të energjisë së pastër dhe ka zgjedhur të kontribuojë për një të ardhme energjetike më të qëndrueshme.
Ky ankand i suksesshëm do të jetë i pari prej shumë ankandeve pasi Kosova ofron një mjedis pro investimeve dhe rregullativ të favorshëm për zgjerimin e energjisë së ripërtëritshme.