Ligji për burimet e ripërtëritshme të energjisë
RENEWABLE ENERGY SOURCE LAW
Kosova është kandidat potencial për anëtarësim në BE dhe anëtare e Traktatit të Komunitetit të Energjisë. Në të ardhmen, Kosova do të jetë e lidhur me objektiva të përbashkëta për ta gjeneruar një pjesë të përcaktuar të energjisë së saj nga burimet e ripërtëritshme, për t’i përmbushur objektivat e emetimeve të gazrave serrë dhe politikat e tjera nga korpusi ligjor i BE-së për Energjinë.
BE-ja po kalon nëpër një revolucion të energjisë së pastër, duke caktuar objektiva ambicioze për BRE-të deri në vitin 2030 dhe dekarbonizim të plotë të sektorit të energjisë deri në vitin 2050. Rritja e pjesës së energjisë nga burimet e ripërtëritshme po shkakton një ndryshim të paradigmave në politika, rregullore dhe modelin e tregut të energjisë elektrike në Evropë e më gjerë.
Kosova është zotuar që të punojë së bashku me BE-në për ta integruar një politikë klimatike të rreptë dhe për të reformuar sektorët e energjisë dhe atë të transportit, në mënyrë që ta arrijë neutralitetin e karbonit deri në vitin 2050. Ligji i ri për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë pritet të hyjë në fuqi deri në fund të vitit 2023 dhe do ta hapë derën për ta filluar një skemë më të gjerë të ankandeve ose proceseve konkurruese për kapacitetet e reja të BRE-ve.
Ligji do t’i kombinojë praktikat më të mira ndërkombëtare të BRE-ve dhe do ta sigurojë krijimin e kornizës ligjore dhe rregullative të nevojshme për t’i tërhequr investitorët në tregun e energjisë dhe për t’i arritur qëllimet e dekarbonizimit të Kosovës.