Mundësitë
Fokusi i Kosovës në Tranzicionin e Drejtë të Energjisë e bën zgjerimin e prodhimit të energjisë së ripërtëritshme prioritet kritik kombëtar. Vendi ka potencial të madh për BRE dhe mirëpret investitorë dhe zhvillues të gatshëm për të ndihmuar në ndërtimin e infrastrukturës energjetike të së ardhmes. Mundësi premtuese investimi mund të gjenden në mbarë Kosovën.
Caqet e energjisë së ripërtëritshme deri më 2031
35% Pjesa e energjisë së ripërtëritshme
100 MW Prosumatorët e rinj
100 MW Ankandi solar i parë i vitit 2023
Qeveria e Kosovës së fundi ka ndërmarrë reforma të rëndësishme në sektorin e energjisë elektrike, me qëllim të liberalizimit dhe zhvillimit të tregut të energjisë elektrike. Përmes Strategjisë Kombëtare të Energjisë 2022-2031 dhe Ligjit për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë, Kosova po i jep prioritet dhe po i lehtëson investimet në një varietet të gjerë të nismave për energji të ripërtëritshme.
Për më tepër, vendi është anëtar i plotë i Traktatit të Komunitetit të Energjisë të Evropës Juglindore (Bashkimit Evropian) dhe është i përkushtuar t’i zbatojë objektivat ambicioze për energji të ripërtëritshme dhe dekarbonizim të Acquis Communautaire për energjinë, konkurrencën, burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe mjedisin.
Pjesëmarrja aktuale e energjisë së erës dhe diellit në miksin e përgjithshëm të energjisë në Kosovë mbetet e ulët, por ekzistojnë mundësi tejet të mëdha për investime dhe zgjerim të kapaciteteve për gjenerim të energjisë së ripërtëritshme.
Si pjesë e Ligjit të ri për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë, Kosova do ta prezantojë një skemë më të gjerë të mbështetjes për zhvillimin e BRE-ve të bazuar në ankande. Ankandet e para të energjisë diellore prej 100 MW janë planifikuar për vitin 2022, në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë. Një skemë më e gjerë, e cila i përfshin mësimet e mësuara nga ankandi i vitit 2022, do të shpallet në vitin 2023 e pastaj sipas ligjit të ri për BRE-të. Qëllimi i Qeverisë së Kosovës është që deri në vitin 2031 të arrijë 35% të prodhimit të energjisë së ripërtëritshme dhe neutralitetin e karbonit deri në vitin 2050. Pritet që ankandet në fillim në cak t’i kenë dy teknologjitë kryesore të BRE-ve: solare dhe me erë.