Prioritetet e energjisë të ripërtëritshme

Kosova ka prioritet modernizimin dhe përmirësimin e sektorit energjetik përmes zhvillimit të potencialit të saj të energjisë së ripërtëritshme. Vendi po merr masa të menjëhershme për të promovuar zgjerimin e gjenerimit të energjisë së pastër të rinovueshme përmes rritjes së kapaciteteve solare/FV dhe nga energia e erës.

Zhvillimi i potencialit të energjisë së ripërtëritshme i kombinuar me përmirësimet në efiçiencën e energjisë, si reagim efektiv ndaj kërkesës dhe rritja e bashkëpunimit ndërkombëtar do ta ndihmojë Kosovën të arrijë një udhërrëfyes të energjisë më të pastër dhe ekonomikisht të qëndrueshëm.

Kosova mbetet e përkushtuar ndaj dekarbonizimit afatgjatë dhe gjenerimit të ri të energjisë që ofron siguri të furnizimit për Tranzicionin e Drejtë të Energjisë.

Pesë arsyet kryesore për të investuar në projektet e BRE-ve në Kosovë

  1. Zhvillimi i energjisë së ripërtëritshme është një prioritet i qeverisë
  2. Objektivi për të zhvilluar 1300 MW kapacitete të reja të energjisë së ripërtëritshme deri në vitin 2031
  3. Angazhimi për të ofruar 35% të konsumit të energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme deri në vitin 2031
  4. Ligji i ri, bashkëkohor për Burimet e Ripërtërtishme të Energjisë lehtëson investimet
  5. Përkushtimi për përmbushjen e detyrimeve të BE-së për dekarbonizimin