Është një mjedis i gjallë biznesi, i dominuar nga të rinjtë që janë arsimuar me një perspektivë perëndimore, të cilët flasin gjuhë të huaja dhe që mund të përshtaten shpejt. Kosova gjithashtu ka një avantazh që është i nevojshëm tani më shumë se kurrë: me komunitete të fuqishme të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit dhe start-up.
Duke marrë parasysh disponueshmërinë e fuqisë punëtore dhe ligjin liberal të punës që rregullon tregun vendor të punës, punësimi në Kosovë është efikas dhe i thjeshtë.