Fuqia punëtore

Kosova është shteti më i ri evropian, në çdo kuptim të fjalës. Me mbi 70% të popullsisë së saj nën moshën 35 vjeç, ajo ka përbërjen demografike që ëndërrojnë punëdhënësit.

Është një mjedis i gjallë biznesi, i dominuar nga të rinjtë që janë arsimuar me një perspektivë perëndimore, të cilët flasin gjuhë të huaja dhe që mund të përshtaten shpejt. Kosova gjithashtu ka një avantazh që është i nevojshëm tani më shumë se kurrë: me komunitete të fuqishme të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit dhe start-up.

Duke marrë parasysh disponueshmërinë e fuqisë punëtore dhe ligjin liberal të punës që rregullon tregun vendor të punës, punësimi në Kosovë është efikas dhe i thjeshtë.

Burimi: Një udhëzues për investitorët e huaj 2020 – Konrad Adenauer Stiftung.