PSE TË INVESTOHET NË ENERGJINË E RIPËRTËRITSHME NË KOSOVË?

Mjedisi i biznesit në Republikën e Kosovës po bëhet ndër më konkurrentët në rajon. Procesi i regjistrimit të biznesit është i shpejtë dhe i lehtë, ka kushte të favorshme tatimore, një sistem ligjor të shkëlqyeshëm dhe ligje transparente për investimet e huaja. Këto janë vetëm disa nga përparësitë që e bëjnë Kosovën destinacion tërheqës dhe miqësor për investitorët vendorë dhe ndërkombëtarë në energjinë e ripërtëritshme.